Një grua 39-vjeç nga Mirdita ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer për dhunën që ka përjetuar ndër vite në familje nga bashkëshorti i saj. Ajo ka treguar se 5 vitet e para të martesës kanë qenë në Mirditë dhe më pas erdhën të jetonin në Tiranë. Jetesa në kryeqytet ishte e vështirë, kishin probleme ekonomike, ajo punonte si rrobaqepëse ndërsa ai shkonte në Greqi, punonte 3 muaj dhe ktheheshe.

Harxhoheshin lekët që sillte dhe sërish përballeshin me probleme. Bashkëshorti pasi erdhi në Tiranë u bë më i dhunshëm dhe agresiv ku debatonte dhe e rrihte gjithmonë. Durimi i 39-vjeçares u sos kur bënë një debat shumë të rëndë dhe nga kjo gjë u sëmur dhe fëmija. Vajzës i ra të fiktë dhe qëndroi për 1 javë në spital. Pas kësaj ngjarje, ajo vendosi që të mos kthehej më në shtëpinë e tij dhe momentalisht po qëndron tek shtëpia e një shoqes së saj.

Nuk mund të rrijë gjatë në këtë shtëpi sepse edhe shoqja nuk ka mundësi dhe ka problemet e veta. Ajo tregon se rasti ekstrem i dhunës ka qenë kur vajzën e kishte 3 vjeç. Burri e gjuan dhe e rrëzon në kokë duke vrarë kokën. Asaj i doli shumë gjak në kokë dhe vajza e vogël e ka memorizuar këtë skenë dhe e përjeton keq sa herë e mendon. Ajo përfundoi në spitalin Nënë Tereza, por nuk e mbajtën sepse e kishte vrarë shumë kokën, kështu shkoi në spitalin Ushtarak ku edhe u kurua. Vajza tani është 11 vjeç dhe ka shumë frikë, madje të ëmën përpiqet të mos e lejë vetëm asnjëherë sepse nuk do që babai i saj t’i bëjë keq.

39-vjeçarja tregon se sa herë janë zënë ata, vajza ka pasur ankth, frikë, dridhej, pra e përjetonte shumë keq. Gruaja i kërkon ndihmë kujtdo që ka mundësi për t’i siguruar një banesë.