Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ditën e sotme ka ardhur një nënë 29-vjeçare e cila është braktisur nga i dashuri i saj pasi ngeli shtatzënë. Ai i kërkoi ta abortonte sepse tashmë kishte një femër tjetër dhe ishte dashuruar me të. 29-vjeçarja nuk pranoi ta abortonte, u përball me paragjykimet e fshatit, u fsheh gjatë shtatzënisë, nuk ka dalë nga shtëpia dhe i është dashur të luftojë me depresionin sepse ish-i dashuri nuk e ka pranuar këtë fëmijë dhe nuk i ka dhënë atësinë, madje vajza e saj tashmë është 3 vjeç dhe ai nuk e ka marrë mundimin ta shohë asnjëherë.