Në emisionin “Historia ime” sot ka ardhur për të treguar historinë e tij, Dalip Kullafi, i cili në vitin 2004 ka pësuar një aksident.  Kullafi bashkë me bashkëshorten e tij tregojnë të gjithë historinë e vuajtjes së tyre pas aksidentit, pasi spitalet i sorollatnin dhe nuk  u jepnin zgjidhje.

Dalip Kullafi tregon se është përplasur nga një furgon në rrugën që lidh Dushkun me Lushnjen. Ai shton se pas aksident është dërguar në spital dhe doktorët nuk i kanë dhënë kujdesin e duhur.

Në 3 dhjetor të vitit 2004 unë punoja si hidraulik dhe po rregulloja një dush diellor, më pas do shkoja në Duksh, kisha për të rregulluar një banjo. Kur zbrita në Duksh takova dy-tre fshatarë  që i njihja dhe do pija kafe me ta tek stacioni i trenit, por më pas nuk mbaj mend asgjë më ra furgoni dhe e kam parë veten në spital. Për 7-8 ditë kanë qenë në koma pastaj kam dal”, tregon ai.

Më tej Kullafi shprehet se doktori i kishte vendosur këmbën e gabuar në allçi, pasi i kishte kërkuar para.

Doktori në vend që të fuste këmbën e thyer në allçi, por vendosi këmbën tjetër, se u verbua nga paraja u tallën me mua ata”, thotë Kullafi.  

 Ndërkohë gruaja e tij shton se ata kanë vuajtur dyerve të spitaleve dhe Dalipi kishte dalë me barelë nga spitali pasi doktorët nuk i dhanë asnjë shërbim.

“Ditën e fundit që e nxorën nga spitali i bëmë grafi, dhe ku e kishte thyer tek legeni dhe këmbën, por ato grafi nuk gjenden fare tek spitali. Nuk na dhanë kopje të grafisë, burrin e kam nxjerr me barelë, ky i shkonte pallma në qiell bërtiste me të madhe se kishte shumë dhimbje”, thotë bashkëshortja e tij.