E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një grua 66 vjeç e cila nuk preferon të zbuloje identitetin e saj dhe intervistën e ka dhënë me kurriz. Ajo ka treguar se ka bërë një jetë shumë të vështirë me një bashkëshort alkoolist dhe të dhunshëm. Shpesh herë ka përfunduar në spital me qepje për shkak të dhunës që merrte. Sikur të mos mjaftonte kjo, pas vdekjes së burrit, 66-vjeçarja po përjeton dhunë fizike dhe psikologjike nga nusja dhe djali i saj. Pas vdekjes së burrit, djali dhe nusja kanë hyrë në shtëpinë e 66-vjeçares dhe e kanë përzënë.

Ata pretendojnë se shtëpia është e tyre, por këtë shtëpi e ka bërë i ati, i cili nuk kishte paguar një kredi në bankë prej kohësh dhe zyra e përmbarimit do i merrte shtëpinë dhe dyqanin. Djali i mesmë ia dha lekët të ëmës për të shlyer borxhet dhe për të mbajtur shtëpinë, por tani djali i vogël hyn në atë shtëpi dhe pretendon se ai i është i zoti i shtëpisë dhe askush tjetër.