Një grua e cila nuk dëshiron të zbulojë identitetin e saj ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” për të rrëfyer historinë e jetës së saj dhe çfarë ka përjetuar nga martesa e parë, ku ka dhe një djalë në moshën 11 vjeç. Ajo tregon se u martua me një burrë i cili jetonte në një zonë shumë të thellë të Gramshit, në mal dhe në fillim nuk dëshironte të shkonte tek ai vend dhe të martohej me të, por familja e nxiti.

Vjehrri i saj ishte shumë fanatik dhe nuk e linte të laheshe apo të pastroheshe sa herë që ajo kishte nevojë, madje dhe rrobat që ajo vishte, duhet t’i shihte ai më parë dhe nëse i pëlqenin do i vishte, nëse nuk do i pëlqenin nuk kishte shans t’i vishte.