Një nënë 36-vjeçare me tre fëmijë përkatësisht 14 vjeç ,11 vjeç dhe 6 vjeç ka qenë e ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan. Ajo rrëfen se edhe pse ka mbyllur procesin e divorcit kërcënohet nga ish-bashkëshorti i cili e përndjek. Gruaja thotë se ka frike të dalë nga shtëpia.

Historia ka nisur vite më parë, dy të rinj u njohën me shkuesi në moshën 18 vjeç, gruaja u martua dhe jetoi në familjen e burrit.

Por gruaja thotë se bashkëshorti gjithmonë ka qene i dhunshëm, ajo rrëfen se edhe pse ka marrë urdhra mbrojtje sërish ai ka vazhduar ta dhunojë. Denoncimet kane qenë të shumta por ajo thotë se policia asnjëherë s’i ka marrë parasysh. Sipas saj vendimin për t’u divorcuar përfundimisht e ka marrë pasi filloi të ngacmohej seksualisht nga vëllai i burrit, gjë që nuk e toleronte dot sepse jetonin bashkë në një shtëpi dy katshe.