Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar gazetarja Ketrin Gjocaj e cila ka dhënë një kontribut 30-vjeçar në ekran duke sjellë formate të ndryshme televizive ndër vite. Për herë të parë ajo ka folur në këtë intervistë për divorcin që ka pasur para shumë vitesh dhe marrëdhënien që ka me vajzën e saj e cila ka jetuar që e vogël në Gjermani me të atin.