Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është folur për një temë shumë delikate, e cila është gjithëpërfshirëse në çdo shoqëri në mbarë botën.

Bëhet fjalë për bixhozin, i cili është një fenomen i ngjashëm me varësitë e tjera si abuzimi me drogën dhe alkoolin. Lojtarët problematikë ashtu si dhe abuzuesit me drogën dhe alkoolin kanë një paaftësi për të ndaluar apo kontrolluar sjelljet e tyre. Ndaj, lojërat e fatit janë parë gjithmonë si problematike, veçanërisht në aspektin social, krahas atij ekonomik, për vetë dëmin që ato shkaktojnë.

Por se çfarë është bixhozi, nga se shkaktohet dhe a konsiderohet si një çrregullim i shëndetit mendor është diskutuar dhe shpjeguar nga panelistët e emisionit, sociologu Gëzim Tushi, psikologu Sajmir Bakalli dhe avokatja Ana Pertena.