Disa kohë më parë së studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë një nënë e quajtur Vera Marku për të rrëfyer problemet që ka me djalin e saj 6-vjeçar. Para një viti ajo vuri re se koka e djalit të saj Marselit po ngushtohej dhe sjellja e tij filloi të ndryshonte. Marseli filloi të bëhej më i grindur dhe tekanjoz. Kjo gjë i shqetësoi dy prindërit dhe e çuan për vizitë.

Mjekët i thënë se kafka e tij e kokës ka filluar të ngushtohet dhe kjo do i hapë shumë probleme. Madje i kishte prekur dhe qelizat e syve duke ia humbur kështu shikimin. Nëna në emision kërkoi ndihmën e të gjithëve sepse ndërhyrja kirurgjikale e djalit në kokë kushtonte 6 mijë e 800 euro dhe ajo nuk është në gjendje ta paguajë për shkak të gjendjes së keqe të ekonomisë.

Moderatorja Mirela Milori i bëri thirrje të gjithëve që kush të ketë mundësi të kontribuojnë për Marselin dhe se emisioni do merret personalisht me mjekët e spitalit për të bërë këtë ndërhyrje.

“Historia ime” dhe “Fundjava Ndryshe” arriti të sigurojë të ardhurat për operacionin nga donatorë të ndryshme dhe operacioni i Marselit u krye me sukses. Moderatorja Mirela Milori ditën e sotme ka ftuar sërish Marselin së bashku me nënën e tij Verën për të folur për suksesin e operacionit dhe për të parë 6-vjeçarin të shëndetshëm.

Marseli kishte përgatitur një letër emocionuese i cili u përpoq ta lexonte dhe në studio ku falenderon të gjithë ata që e kanë ndihmuar. Ai ishte mjaft i lumtur, i qeshur dhe Mirela Milori filloi të qeshte me sjelljet e djalit të lumtur i cili fliste gjithë kohës dhe lexonte letrën me shumë dëshirë. Për më shumë ndiqni videon.