Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, është folur për degradimin e gjuhës shqipe brez pas brezi, sidomos tek të rinjtë me komunikimet online. Të ftuar kanë qenë Leonard Bonduri autor i autokorrektorit të parë të gjuhës shqipe dhe Zefina Hasaniautore programesh dhe gazetare. Leonardi ka krijuar autokorrektorin e parë në gjuhën shqipe që ndihmon në shkrimin saktë dhe korrekt dhe ka treguar më shumë rreth kësaj pune intensive që ka bërë ndër vite dhe si do funksionojë.