Bukuria dhe inteligjenca është një temë që ngjall debat dhe provokim. Zakonisht për gratë thuhet e bukur ose inteligjente. Një grua e bukur dhe inteligjente thuhet se krijon një tension. Një mendje edhe më diabolike sesa të jetë e bukur dhe inteligjente ka sjellë një përballje, një grua duhet të jetë e bukur apo inteligjente? Një grua e bukur ka më shumë përparësi sesa një inteligjente apo një inteligjente di të luaj bukur dhe mirë dhe ta tejkalojë një grua pavarësisht se është e bukur?

Për të folur për këtë temë në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë pedagogia Anisa Hysesani, sociologia Entela Hidri dhe modelja e njohur Belinda Dragoti.

Pedagogia Anisa Hysesani ka treguar një përvojë të saj personale gjatë periudhës së gjimnazit. Ajo tregon se ka qenë dhe vazhdon akoma të jetë shumë e shkurtër dhe tmerrësisht e shëndoshë dhe kjo gjë e bënte të ndihej shumë keq, ndërsa rreth gjithmnazit qarkullonin makina të bukura dhe të fundit për të ngacmuar vajzat e bukura.