Historia ime – Nusja i braktisi tre fëmijët dhe bashkëshortin!



Historia ime – Nusja i braktisi tre fëmijët dhe bashkëshortin!

13:45 22/02/2021

E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë Burbuqe Selamaj, 60 vjeç e cila jeton në një fshat të Urës Vajgurore.
Burbuqe jeton me bashkëshortin, djalin e saj të vetëm dhe tre fëmijët e tij në një shtëpi të vjetër me kushte të vështira.

Djal është 34 vjeç, para11 vitesh, ai u martua me mblesëri me një vajzë me të cilën sollën në jetë 3 fëmijë, përkatësisht një vajzë 10 vjeç, e cila është në shkollë dhe dy djem binjakë secili 6 vjeç e gjysmë.

Nusja e Burbuqes, sipas saj, vazhdimisht ka qenë e papërgjegjshme. Nuk kujdesej për fëmijët dhe kishin shpesh debate dhe sherre në shtëpi.

Madje, nusja është larguar disa herë nga shtëpia, deri herën e fundit që u largua para 20 ditësh dhe nuk është kthyer më.







Të ngjashme