Elsa Dhako, 30 vjeçe, nga qyteti i Pogradecit nënë e tre fëmijëve, përkatësisht 13, 11 dhe 5 vjeç ka marrë pjesë tek emisioni “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer jetën e saj të dhimbshme, vështirësitë dhe problemet që është detyruar të përballet për shkak të varfërisë ekstreme. Nëna e saj është detyruar ta martojë atë kur ishte vetëm 13 vjeç, por mesa duket kjo martesë nuk shkoi ashtu siç duhej.

Ka pasur një jetë të vështirë. Problemet e saj kanë nisur herët.  Për shkak të kushteve të vështira ekonomike, për të mos jetuar më rrugëve, e ëma e martoi qëkur ishte 13 vjeçe.  Nga martesa e parë ka një djalë 13 vjeç.