Sot në studion e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, vjen një zonjë e cila 24 vite më parë së bashku me bashkëshortin e saj dhe fëmijët erdhen nga Kuksi në rrethinat e Tiranës, konkretisht në zonën e Bathores. Aty ajo, bashkëshorti, vjehrri, vjehrra dhe kunati ndërtuan një banesë, sot jetojnë së bashku, por bashkëjetesa nuk është një marrëdhënie kompromisi, përkundrazi brenda ka lindur debati dhe mosmarrveshja.

Nëna e katër fëmijëve që preferon të mos nxjerrë identitetin e saj, vjen në studio të rrëfejë konfliktin për pronën. Ajo fëmijët dhe bashkëshorti jetojn në një dhomë të shtëpisë që 24 vite më parë e kanë ndërtuar së bashku me prindërit e burrit dhe me kunatin. Ata nuk kanë arsim të mesem, janë marrë me bujqesi dhe sot ndodhen në situatë të vështirë ekonomike ,nuk kanë arritur dot të integrohen në jetën e kryeqytetit, veç kësaj, kanë konflikte me vjehrrin i cili do t’i nxjerrë nga shtëpia, gruaja rrëfen se nuk do dali kurrë nga ajo banesë vetëm e vdekur.