E ftuara e sotme në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë Rita Petro një grua e veçantë, e cila e jeton jetën e saj me shumë pasion, guxon dhe e prek atë në shumë dimensione, dashuron lirinë, jetën, librat, botën shpirtërore dhe atë erotike. Shkruan vargje të mrekullueshme, drejton një shtëpi botuese të rëndësishme në vend, dhe nuk e kursen asnjëherë fjalën e lirë. Duke qenë se jemi në prag të festës së të dashuruarëve, Shën Valentinit, nuk është rastësi që sot ka qenë e ftuar pasi kush më bukur se ajo do të rrëfente për dashurinë duke e konsideruar dhe ndjerë deri në kornizat e të përjetshmes.

Rita ka folur për humbjen e partnerit të saj Latif Ajrullai me të cilin jetonte prej 20 vitesh. Ajo tregon se u infektua nga Covid 1 ditë pas humbjes së tij dhe se e ka kaluar lehtë. Nuk ka qenë një periudhë aspak e lehtë për të dhe se ndjen një mall shumë të madh për të.