ë gjithë e njohim fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka media në ndikimin social të mendësisë së shoqërisë në çdo vend të botës. Në çdo kohë, media mbetet instrumenti me impaktin më të madh në ndërtimin e një shoqërie, e çdo forme qoftë ajo, televizive apo media sociale dhe e shkruar.

Evoluimi i kohës, thyerja e tabuve dhe modernizimi i show-t televiziv, në jo pak raste mund të zhvillojënjë edukim të orientuar drejt modeleve të papërshtatshme që jo gjithmonë përcjellin moralin apo mesazhin e duhur tek brezat e rinj, (kryesisht).

Së fundmi, letra e një mësuesi italian, i quajtur Marco Galice është bërë mjaft virale, duke bërë xhiron e rrjetit. Në letër, Marco akuzon disa nga imazhet më të njohura të televizioneve italiane, të cilët sipas tij, ndër vite me formatet e tyre kanë ndikuar në rritjen e imoralitetit dhe në deformimin e shoqërisë italiane. Për të folur rreth kësaj teme në studion e “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë i ftuar një panel interesant që përbëhej nga gazetari i njohur Flavio Qarri, aktorja Ema Andrea dhe Zefina Hasani autore programi.