Sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan është trajtuar fenomeni shqetësues i cili po dëmton shumë të rinjtë. Videomesazhet  me përmbajtje erotike, por edhe dhunë të cilat më pas kthehen në mjete kërcënuese. Jo pak herë kanë qenë skandale të cila kanë ndodhur në ambientet arsimore, ngjarjet si ajo e Kavajes apo edhe rasti i rojes që u dënua për pedofili në një shkollë të kryeqytetit.Këto janë një alarm jo vetëm për strukturat dhe institucionet në vend por edhe për shoqërinë e familjen.

Ngjarje të tilla sigurisht që ndodhin kudo në botë, e freskët është edhe ngjarja e Gjilanit një tjetër rast që ka ndodhur në shkollë brenda. Sot në emision kanë qenë të ftuar të rinj, prindër, mësues dhe psikolog për të diskutuar mbi këtë fenomen dhe si duhet t’i ruajmë të rinjtë, si duhet t’i ruaj ligji nga këto ngjarje të cila shënojnë në jetën e tyre, ngjarje që shpesh herë përfundojnë edhe me viktima.

Një nënë e një djali e cila quhet Majlinda ka treguar historinë e fëmijës së saj i cili bullizohet prej peshës që ka. Ajo është detyruar të heqë djalin e saj nga shkolla vetëm për shkak të djalit të një deputeti i cili e ngacmonte shpesh herë.