Ditën e sotme në emisionin “Historia ime” është trajtuar tema e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili më 24 shtator në qytetin e Elbasanit ka shkaktuar terror për rreth 5 orë, duke qëlluar me kallashnikovë drejt forcave të policisë.

Përpjekjeve të policisë dhe të afërmve për ta bindur për tu dorëzuar, ai iu përgjigj duke qëlluar me armë, ku u plagosën dhe dy 2 kalimtare 21 dhe 22 vjeç që për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën. Pas shkëmbimit të zjarrit, forcat Renea ekzekutuan 71-vjeçarin. Në banesën e tij u sekuestrua kallashnikovi, një sasi municioni dhe disa kallëpe tritoli të cilat ishin gati për shpërthim.

Gazetarja e emisionit Eriselda Martini ka bërë një intervistë me fqinjët e Lefter Zhidrut në Elbasan , ku janë shprehur se kishin frikë nga ai person dhe ishte mjaft problematik.