Ditët e fundit është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të personave të infektuar me virus. Për të diskutuar për këtë çështje në programin “Historia ime”, në TV Klan ishte e ftuar mjekja Entela Kolovani.

Ajo u shpreh se duhet të bëjmë një analizë të thellë të situatës, për të nxjerrë çfarë ndodhi dhe pse kemi një numër të madh të infektuarish ditët e fundit. Personalisht Kolovani mendon se kjo situatë e krijuar është si pasojë e gabimit në momentin e hapjes sepse njerëzit harruan të ruajnë distancën dhe të mbrojnë veten dhe të tjerët.