Pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një çift nga Fushë-Kruja, Florina dhe Abazi. Florina Dibra, 30 vjeç, me origjinë nga Burreli, është martuar prej vitesh në Fushë-Krujë dhe ka katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë.

Është njohur me bashkëshortin kur ishte shumë e re, pa mbushur ende 20 vjeç nëpërmjet telefonit. U martuan edhe pse pa dëshirën dhe mbështetjen e prindërve të Florinës, pasi nuk ishin dakord sepse djali ishte mulat.

Kur ishte 21 vjeç, u bë nënë për herë të parë. Sot është nënë e katër fëmijëve, tre vajzave dhe një djalë 9, 4, 2 vjeç dhe djali 9 muajsh.

Florina nuk punon, ndërsa i shoqi punon me ditë, mbledh hekura. I shoqi i Florinës është i sëmurë, vuan nga veshi i mesëm dhe nga mëlçia. Ata jetojnë në një dhomë të vetme dhe me kushte të vështira ekonomike. I shoqi i kërkon që t’i çojnë fëmijët në shtëpinë e fëmijës pasi nuk i mbajnë dot. Të paktën 3 vajzat, meqënëse djali është ende në gji. Por Florina nuk pranon, pasi nuk ndahet dot nga fëmijët.