E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka qenë një personazh që personifikohet me dijen dhe librin. Është një personazh që nuk ka hequr dorë kurrë nga botimi i librave pavarësisht se si dhe çfarë ofron ky treg, bëhet fjalë për Vasilika Tafan drejtore e shtëpisë botuese “Ombra gvg”. Drejtoresha ka folur gjatë si për karrierën ashtu dhe për jetën e saj personale. Ajo ka ndarë me publikun dhe një histori të vështirë që ka kaluar në fëmijërinë e saj.