Historia ime – Vëllai me depresion dhunon familjarët!



Historia ime – Vëllai me depresion dhunon familjarët!

13:30 02/02/2021

Harilla Kalaja 51 vjeç nga Fieri babai i tre fëmijëve është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka rrëfyer historinë e jetës së tij. Harilla jeton me bashkëshorten, fëmijët,nenën e cila është paralizuar si dhe vëllain e tij 37 vjeçar i cili prej vitesh vuan nga depresioni dhe është agresiv. Harilla tregon se ai i dhunon ,madje thotë se janë ne gjyq pasi gruaja e tij ka kërkuar urdhër mbrojtjeje.

51-vjeçari tregon se pensioni e nenës e merr e motra e cila jeton më vete me familjen e saj. Madje sipas tij motra e shtyn edhe vëllain e sëmure që të jetë agresiv ndaj Harillës dhe gruas së tij. Në këtë situatë familjare konfliktuale ku nuk arrihet konsensusi midis familjareve, shtëpia është dëmtuar edhe nga tërmeti. Veç kësaj problematike familjes i kanë hequr edhe ndihmën ekonomike edhe pse Harilla tregon se ai dhe bashkëshortja janë pa punë.

Ai u sëmur në Greqi, kaloi në depresion kur ishte 20 vjeç, rrinte tek motra, e gjenin rrugëve. Tani nuk e di ata andej e rrahën dhe i morën lekët, nuk e di”, është shprehur Harrilla për të vëllain.

Harrilla tregon se pasi erdhi nga Greqia ai e mbajti në shtëpi, por filloi të ushtronte dhunë mbi të, gruan dhe fëmijët e tij. E ka shtruar në spitalin e Vlorës dy herë por sërish e kanë marrë në shtëpi. Disa momente ai bëhet shumë agresiv dhe ushtron dhunë tek të gjithë familjarët.







Të ngjashme