Diana Plaku, një nënë 26-vjeçare me dy fëmijë të sëmurë rëndë është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku ka folur për vështirësitë dhe të papriturat që jeta i ka sjellë. Dy djemtë e saj janë të sëmurë, i madhi me Antrofi Cerebrale, ku i është tkurur truri, nuk flet, nuk reagon dhe nuk lëviz dot. Ndërsa djali i vogël është me sindromën Down dhe epilepsi. Mjekët nuk i kanë dhënë shpresë për asnjë fëmijë.