Nuk është hera e parë që 23-vjeçari Jurgen Kurti përfshihet në një vrasje. Ai u përfshi sot pasdite në vrasjen e pronarit të marketit në Durrës dhe është një emër i njohur për policinë.

Kurti ka qenë arrestuar edhe më parë nga policia pasi ka qenë i dyshuar për vrasjen e të atit sëbashku me dajën e tij, Leonard Ristanin, në prill të 2016-ës.

Për Ristanin u caktua masa e sigurisë ‘arrest me burg’, ndërkohë që Kurti shfaqi kushte të rënda psikologjike kur u paraqit para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

23 – vjeçari ka qenë gjatë gjithë kohës në shok dhe nuk ka dhënë shumë sqarime para Gjykatës.

Gjykatësja Etleva Deda vendosi ta lërë në ‘arrest shtëpie’, me mbikqyrje elektronike, duke rrëzuar kërkesën e Prokurorisë që kërkoi 20 ditë burg./tvklan.al