Historia prekëse e 73-vjeçares së braktisur nga tre fëmijët, nuk i takon prej 9 vitesh…



Historia prekëse e 73-vjeçares së braktisur nga tre fëmijët, nuk i takon prej 9 vitesh…

14:28 12/01/2021

Sofie Kita nga Divjaka 73 vjeç ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e jetës së saj, problemet dhe sfidat që ajo ka kaluar dhe për të bërë një apel për ndihmë. Sofia jeton aktualisht me të ardhurat që merr nga pensioni. Ajo jeton në shtëpinë e djalin e të të vëllait pasi tre fëmijët e saj e kane braktisur.

Bashkëshorti i saj është ndarë nga jeta 15 vite më parë. Sofia dikur ka punuar në fermë dhe në spital.

Një nga djemtë prej vitesh është martuar në Rumani dhe nuk ka më asnjë kontakt me nënën. Djali tjetër jeton në Greqi, ai prej 3 vitesh ka mbyllur çdo lloj marrëdhënie me të. Sofia thotë se tre vjet më parë pati një debat me të birin, pasi ajo tregon se i ka dhënë 8 milion lekë borxh vjehrrës se tij dhe ato para nuk i janë kthyer kurrë. Gruaja ka dhe një vajzë e cila jeton në Belgjikë, por ajo gjithashtu nuk ka asnjë mundësi ta ndihmoj të ëmën.

73-vjeçaria vuan prej vitesh nga Koksartroza, (prek gjymtyrët, vështirëson ecjen). Ajo kurohet, por paratë që merr nga pensioni nuk i dalin për të kryer mjekimin e duhur .

Sofie Kita: Në ’96-ën vajta në Greqi u operova. U operova me një mikun e djalit sepse nuk kishte shumë lekë, i mori borxh. Pata një operacion shumë të rëndë, pësova një vdekje klinike. Më mirë të kisha ikur sesa shpëtova. Kam shumë të mëdha. U operova dhe u ktheva prapë se nuk të mbanin 4 muaj ma dhanë vizën. Në ’97-ën më kërkoi mjeku për vizitë por vuajta shumë, nuk më jepnin vizë. Ndërhyra tek kisha dhe më ndihmuan dhe brenda javës mora vizën. Bëra kontrollin dhe dola mirë.

Mirela Milori: Ku i ke fëmijët, djali i madh ku është?

Sofie Kita: Në 2001 u martua dhe është në Greqi, vajza ka ikur në Belgjikë ka 3 vite, djali i dytë është martuar me një rumune dhe ka ikur në Angli.

Sofie Kita: Unë kam 9 vite që kam ikur nga Greqia, i lashë aty të tre fëmijët dhe nuk i kam parë.

Mirela Milori: Sa kohë ke ti pa i parë fëmijët?

Sofie tregon se kur dogji të dyja këmbët me ujë të nxehtë flet në telefon me vajzën që jeton në Belgjikë dhe e merr për ta kuruar. Gjatë udhëtimit në avion ajo ka vuajtur shumë sepse u sëmur prej këmbës. Ndejti 5 muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, ku një muaj e gjysmë ka ndenjur brenda në shtëpi sepse nuk vishte dot as këpucë nga djegiet.

Mirela Milori: Fëmijët të dërgojnë lekë ty?

Sofie Kita: As çuni, as çupa. Çupa nuk ka mundësi sepse ka burrin shumë të sëmurë, djali i vogël ka probleme me djalin e tij. Kur i thashë që jam e sëmurë ai vuri kokën në dorë dhe po qante.

Ajo tregon se arsyeja pse nuk flet me djalin e madh prej 3 vite e gjysmë janë 8 milionët borxh që i ka dhënë vjehrrës së tij, e cila ia ka kërkuar për të blerë shtëpi rreth viteve 2002-2003. Pasi 73-vjeçaria ia ka kërkuar këto lekë borxh vjehrra i është sjellë keq dhe ka mohuar se i ka dhënë lekë. Tashmë të moshuarës i duhet të kryejë një ndërhyrje tjetër kirurgjikale, por ajo nuk ka ndihmën e asnjë fëmijë për të siguruar lekët e nevojshme. Ndër të tjerë Sofie ditën e sotme ka ditëlindjet dhe “Historia ime” e ka surprizuar të atë me një tortë dhe ka fryrë qirinjtë. E moshura nuk ka marrë asnjë urim nga fëmijët e saj. /tvklan.al






Të ngjashme