Një 31-vjeçare ka ndërruar jetë disa ditë pasi lindi fëmijën e katërt duke lënë pjesën tjetër të familjes me zemrën e thyer. Chelsea Cooper u gjet nga partneri i saj e shtrirë në tokë në rulotën ku jetonin.

E reja u dërgua në spital menjëherë, por nuk mundi të shpëtojë. Ajo u fut për disa ditë në koma. Chelsea la pas 4 fëmijë, 5-vjeçarin Logan, 3-vjeçaren Rachel, 1-vjeçarin TJ dhe të sapolindurën Tori.

Ajo që e bën tragjike ndarjen nga jeta të së resë është pikërisht fakti se humbi jetën 11 ditë pasi lindi vajzën e vogël. Për vdekjen e saj kanë qenë të shumta reagimet nga miqtë.

“Dy fëmijët më të vegjël nuk e kuptojnë se çfarë ka ndodhur, por jam e sigurtë që po pyesin se ku ka shkuar nëna e tyre. Ato do të rriten pa njohur të ëmën, dhe kjo është shumë e trishtë. Dy më të mëdhenjtë po pyesin për të ëmën dhe kjo është e tmerrshme, si mund t’ia thuash një 5-vjeçari që mamaja nuk ka për t’u kthyer më”, tha Toni, një prej miqve të saj.

Ai ka ngritur një faqe online për të mbështetur financiarisht bashkëshortin e Chelsea-t dhe fëmijët. Chelsea Cooper u ndje keq më 29 Dhjetor dhe bashkëshorti i tha që të shtrihej sepse do të kujdesej ai për vajzën e vogël, por kur shkoi të dhoma e gjumit gjeti gruan të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Të gjithë miqtë kanë treguar se e reja nuk vuante nga ndonjë sëmundje, por para se të ngelte pa ndjenja ishte ndjerë keq./tvklan.al