Historianët kundër ndërhyrjeve politike

Historianët kundër ndërhyrjeve politike

16:16 07/09/2019

Çepreganov: Komisionet politike na kthejnë në komunizëm

Të shqetësuar nga, siç thonë, intervenimet politike në histori, nëpërmjet komisioneve të formuara për zgjidhjen e dallimeve historike në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, obligim I dalë nga Marrëveshja e nënshkruar për fqinjësi të mirë, një grup historianësh  i kundërshtuan afatet e fundit për zgjidhje, që së voni i përmendi kryeministri bullgar Bojko Borisov, në Shkup.

Todor Çepreganov, historian: Këto janë qëndrime të imponuara, dhe tani keni komision politik që është formuar me qëllim që politikanët të kenë arsyetim se “ne nuk morëm vendim që Goce Dellçev është bullgar, këtë vendim e mori komisioni I historianëve”. Mos dhashtë Zoti të jetë kështu. Ata kanë nevojë për mekanizëm mbrojtës.

Natasha Kotllar, historiane, e kundërshton marrëveshjen, siç thotë, në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe në praktikë ndarjen e personaliteteve dhe ngjarjeve historike.

Natasha Kotllar, historiane: Duhet të merret vesh ai që e ka krijuar komisionin ose anëtarët e komisionit. Ne si shkencëtarë, historianë nuk jemi të obliguar të merremi vesh. Ne kemi obligime ndaj legjitimitetit shkencor dhe shoqëror të historisë si disiplinë. Përndryshe, kjo do të jetë një çështje me marrëveshje politike dhe parashikoj kjo do të vlejë vetëm për ata, jo për të gjithë historianët.

Ndërhyrja e politikës në histori, sipas Çepreganov zgjat me dekada.

Todor Çepreganov, historian: Te ne kjo ndodh që nga fillimi, nga pavarësimi I vendit nuk ka kryeministër I cili nuk ka dalë me qëndrim historik për një ngjarje ose personalitet historik. Kjo është deja vu, me atë që ka ndodhur me komunistët, e njëjta, formimi i komisioneve.

Kushtin e caktuar nga ana e kryeministrit bullgar, deri në tetor të gjendet zgjidhje për atë se kush ka të drejtë të personaliteteve historike, si revolucionari I fillimit të shekullit të 2o-të Goce Dellçev, si dhe ndërhyrjen e politikanëve, e kundërshtoi edhe anëtari I komisionit zyrtar maqedonas, Petar Todorov.

Petar Todorov, historian: Është shumë e rëndësishme t’i gjejmë pikat që na lidhin, në Bullgari dhe këtu në Maqedoni, d.m.th atë që është e rëndësishme për traditën historike bullgare dhe atë maqedonase. Ne nuk mundemi dhe nuk duam të marrim rolin e një organi që do të tregojë si do të interpretohet në mënyrë të drejtë figura dhe vepra e Goce Dellçev.

Mbledhjen e fundit e ndoqën më shumë ekspertë dhe analistë të cilët viteve të fundit i mbrojnë qëndrimet politike të së djathtës opozitare VMRO-DPMNE.

Ishin të pranishëm edhe disa artistë – autorë të një pjese të përmendoreve dhe ndërtimeve të projektit diskutabil “Shkupi 2014”, kritikuesit e të cilit thonë se ishte një lloj intervenimi politik për përfitimin e një pjese të historisë së largët të rajonit. Sipas dispozitave të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë fqinje, është bërë ndarje e personaliteteve dhe ngjarjeve historike, sidomos nga koha e periudhës antike helene.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT