Kërkojnë nga autoritetet më shumë vullnet për të mbledhur provat dhe dëshmitë

Kosova duhet të argumentojë sa më shpejt genocidin serb gjatë luftës. Sipas historianëve në Prishtinë, nëse do të ketë vonesa, shumë nga dëshmitarët mund të kenë vdekur pasi janë në moshë të thyer.

“Kosova është në fazën e fundit finale për të arritur me argumentu genocidin që është kryer në Kosovë, në aspektin njerëzor. Për faktin se pjesa më e madhe të dëshmitarëve të pushkatimeve të gjithandej masakrave në Kosovë janë goxha në moshë dhe konsideroj që shteti ynë është dashur të rithemelojë sa më parë Institutin për Krimet e Luftës.”

Por, drejtues të organizatave të krimeve të luftës thonë se nga autoritetet nuk ekziston vullneti i duhur për të mundësuar mbledhjen e dëshmive dhe provave.

“Është vijë e kuqe në të gjitha komunat e Kosovës ndaj palët e dëmtuara në cilësinë e luftës detyrohen të rrugëtojnë nga 100 kilometra, bie fjala nga Gjilani larg në Skënderaj, për të parashtruar provat të cilat klasifikohen, kategorizohen, sistematizohen, mirëadministrohen edhe hartohet kërkesë padia individuale.

Në Kosovë kërkohet që dëmshpërblimi për krimet e luftës të përfshihet edhe në marrëveshjen përfundimatare që do të nënshkruhet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Klan News