Historike, betohet zëvendës Presidentja e parë grua në SHBA

Kamala Harris duke u betuar


Historike, betohet zëvendës Presidentja e parë grua në SHBA

18:00 20/01/2021

Kamala Harris është betuar si zëvendës Presidente duke shënuar një moment historik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Harris është e para grua, që do të mbajë postin e zëvendës Presidentes, që është pozicioni i dytë më i rëndësishëm në SHBA.

Zëvendësja e Biden pas betimit ka thënë se do të respektojë kushtetutën e SHBA dhe do i bindet vetëm interesit të vendit.

Unë mund të jem gruaja e parë në këtë zyrë, por nuk do të jem e fundit, sepse çdo vajzë që shikon sonte këtë ceremoni shikon se ky është një vend i mundësive“, u shpreh ajo.

Pas Harris u betua dhe Joe Biden duke u bërë zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës./tvklan.al






Të ngjashme