Laurel Hubbard në ekipin e Zelandës së Re, transgjinorja e parë që merr pjesë

Për herë të parë në histori, Lojërat Olimpike të Tokios do të mirëpresin atleten e parë transgjinore. Bëhet fjalë për Laurel Hubbard, me 43-vjeçaren që tashmë do jetë pjesë e Zelandës së Re për të garuar në ekipin e femrave në Kategorinë e Peshëngritëseve në Lojërat Olimpike, Tokio 2020.

Jam mirënjohëse për mbështetjen që më është dhënë nga Zelanda e Re“, tha Hubbard për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Zelandës së Re.

Hubbard konkurroi në garat e meshkujve para se të transferohej në femër në vitin 2013. Në vitin 2015 Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ndryshoi udhëzimet e saj, dhe në bazë të tyre peshëngritëses i mundësohet të garojë si një atlet transgjinor.

Ajo do të garojë në kategorinë 87 kilogramë dhe është kandidate potenciale për të fituar medalje në Tokio dhe për të përsëritur suksesin e katër viteve më parë, ku fitoi medaljen e argjendit në Kampionatin Botëror.

Kritikët thonë se Hubbard ka një përparësi të padrejtë ndaj atletëve të lindura femra, por të tjerë thonë se Lojërat Olimpike duhet të kenë më shumë gjithëpërfshirje. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejon atletët transgjinorë të garojnë si një grua nëse nivelet e tyre të testosteronit janë nën një prag të caktuar. Testosteroni është një hormon që rrit masën muskulore. Hubbard pritet të jetë në zonën e medaljeve në Olimpiadën e Tokios, që nis më 23 Korrik.

Klan News