Përballjet Shqipëri – Angli nisin në 1989 për kualifikueset e Kupës së Botës 1990. Kuqezinjtë u mundën 2 – 0 në Tiranë dhe 5 – 0 në Londër ku në portë ishte debutuesi Blendi Nallbani.
Sulejman Demollarit iu anulua goli i realizuar nga distanca. Në atë edicion Shqipëria e mbylli pa pikë. 22 vite më vonë sërish në përballjet për një vend në Botëror në grup ishte edhe Anglia. Pas humbjes 3 – 1 në shtëpi, Kuqezinjtë u mundën 2 – 0 në transfertë.
Në takimin e zhvilluar në “Qemal Stafa”, Altin Rraklli shënoi për Kombëtaren, ndërsa një tjetër iu anulua padrejtësisht. Hera e fundit ishte në kualifikueset e Kupës së Botës 2022. Anglia pasi fitoi 2 – 0 në një stadium të zbrazur për shkak të Covid në Tiranë, ia doli përsëri me goleadë në “Ëembely”.
Takimi i zhvilluar në të njëjtin stadium ku do të luhet sot përballja mes dy përfaqësueseve u mbyll me rezultatin 5 – 0 për vendasit.
Tv Klan