Kombëtarja shqiptare do të përballet këtë të Hënë me Andorrën, në ndeshjen e raundit të dytë në eliminatoret e Botërorit 2026. Pas humbjes me Anglinë, kuqezinjtë synojnë të marrin fitoren e parë.

Ekipi është i plotë. Të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për sfidën me Andorrën. Synimi i Kombëtares është vetëm fitorja. Trajneri Silvinjo dhe Gjimshiti e thanë në konferencë se nuk duhet të gabojmë.

Simon Simoni, Andi Hadroj dhe Etnik Brruti do e ndjekin ndeshjen nga tribuna.

Sa i përket historikut, është e favorizuar Kombëtarja shqiptare. Kemi vetëm një humbje të largët para më shumë se 20 vitesh në fushën e Andorrës, në Prill të 2002, që solli edhe shkarkimin e Sulejman Demollarit.

Kemi fitore në shumicën e rasteve dhe një barazim në “Elbasan Arena” në Tetor 2019. Në shtatë ndeshjet e luajtura, Shqipëria numëron 5 fitore. /tvklan.al