Të paktën 30 milionë njerëz në të gjithë botën kanë humbur jetën deri më sot nga HIV AIDS dhe 33 milionë të tjerë rezultojnë të jenë të infektuar. Afrika është rajoni më i goditur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.

Prej vitesh tashmë njerëzimi bashkëjeton me sëmundjen vdekjeprurëse, e cila në Shqipëri i ka marrë jetën të paktën 67 personave. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik deri në Nëntor të këtij viti janë regjistruar 359, ku 35% të këtyre rasteve.

Bazuar në investigimet epidemiologjike 54% të rasteve e kanë marrë infeksionin jashtë vendit dhe 46% brenda vendit. Për të folur lidhur me këtë temë ishin të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Tritan Shehu, Daniela Kostandini, Silva Bino, Klodian Rjepaj, Arjan Harxhi dhe Teuta, e infektuar me HIV AIDS./tvklan.al