Hodhën në treg para të falsifikuara, arrestohen 7 persona



Hodhën në treg para të falsifikuara, arrestohen 7 persona

09:02 20/04/2021

Shtatë persona janë arrestuar në Elbasan pas një hetimi disa mujor të koduar “World Coins”, të cilët kishin falsifikuar një shumë parash dhe i kishin hedhur në treg.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona gjatë një periudhe kohore disa mujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha false të prerjeve të ndryshme, në disa qytete si Elbasan, Tiranë, Fier etj.

Të arrestuarit janë A. L. 29 vjeç, banues në Fier; J. H. 26 vjeç, banues në Tiranë; F. K. 31 vjeç, banues në Kavajë; K. B. 26 vjeç, banues në Elbasan; D. K. 48 vjeç, banues në Elbasan, M. M. 34 vjeç, banues në Elbasan dhe N. Ll., banues në Elbasan.

Gjatë aksionit policor u sekuestruan 150 mijë Lekë false, 2760 Euro false, 8 celularë, një presë që shërbente për prodhimin e kartëmonedhave, një presë elektrike që shërbente për prodhimin dhe ngjitjen e kartëmonedhave të dyshuara të falsifikuara, pllaka stampuese metalike dhe plastike që shërbenin për stampimin e tyre, shirita ngjitës, letër e bardhë kalk, fletë karboni, rulo me letër varaku. /tvklan.al







Të ngjashme