Gjykata e Korçës ka lënë në burg 21-vjeçarin nga Tirana i cili hodhi gaz lotsjellës gjatë performancës së këngëtarit Goran Bregoviç.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për Redon Lekën, mbi të cilin rëndojnë akuzat për nxitje të  urrejtjes, prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe mbajtja pa leje e lëndëve shpërthyese.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke e lënë në burg 21-vjeçarin me precedent penal në të kaluarën.

Redon Leka u arrestua të dielën nga policia në kushtet e flagrancës, pasi hodhi në mes të spektatorëve që ndiqnin koncertin e Bregoviç kapsolla lakrimogjene duke lënduar edhe fëmijë të pranishëm.

Tv Klan