Policia ka arrestuar në punë një 34-vjeçar, i cili qarkullonte me armë zjarri në Pukë. Sipas asaj që bëjnë të ditur uniformat blu, mësohet se operacioni për kapjen e F.Sh u realizua pas informacioneve të marra në rrugë operative.

I riu u ndalua në fshatin Bicaj. Në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ai ka hedhur armën që mbante me vete dhe ka tentuar të arratisej. Por ndjekja ka zgjatur shumë pak pasi, efektivët e policisë e vunë në pranga.

“Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip TT dhe municioni luftarak”, thuhet në deklaratën e policisë.

Mësohet se i riu është një person i dënuar më parë për vjedhje dhe dhunë në familje./tvklan.al