Është e rëndësishme që Reforma në Drejtësi të miratohet para verës, pasi kështu Shqipëria mund të ecë përpara në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Ky apel është bërë nga Ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman, i cili tha se për të finalizuar këtë çështje duhet një veprim i përbashkët nga të gjitha palët.

Ambasadori gjerman në Tiranë, Hellmut Hoffman: “

Të gjithë duhet të veprojnë bashkarisht dhe të finalizojnë këtë para pushimeve të verës. Kjo është shumë e rëndësishme. Sidomos ka rëndësi për ambicien e Shqipërisë për rrugën drejt Bashkimit Europian sepse sigurisht Shqipëria do të donte të niste sa më shpejt negociatat e pranimit. Mendoj se komisioneri Hahn e ka bërë të qartë se vetëm nëse ka një adoptim domethënës të Refomës në Drejtësi ka përparim në të ardhmen. Dhe sigurisht që ka edhe shumë prioritete të tjera kyce ku duhet të foksuoheni.”

Interesit të gazetarëve lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi, Hoffman iu përgjigj pas nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri, për financimin me grant prej 4.5 milionë euro nga Gjermania për rritjen e efiçencës se energjisë elektrike në disa konvikte ne Qytetin Studenti.

Tv Klan