Katari eliminohet nga Kupa e Botës, Irani mund Wales

Holanda barazoi me Ekuadorin. Në fakt ishte meritë e skuadrës latine që mori një pikë me vlerë. Holanda gjeti avantazhin që më minutën e 6 me Cody Gokpo. Ndërsa barazimi për Ekuadorin erdhi me fillimin e pjesës së dytë. Autor i golit është Enner Valencia. Ekuadori shkoi pranë golit të dytë, por u ndal nga shtylla.

Katari është skuadra e parë që eliminohet nga Kupa e Botës pasi pësoi humbjen e dytë. Në ndeshjen ndaj Senegalit të zotët e shtëpisë u mundën 3-1. Afrikanët shënuan në fundin e pjesës së parë dhe dy herë në të dytën, duke marrë fitoren e parë dhe mbeten me shpresë për sfidën e fundit të grupit.

Fitorja e Iranit ndaj Wales ishte mahnitëse. Të dy golat e sfidës u shënuan në minutat shtesë të takimit. Në 90 minuta të dy skuadrat luajtën me kujdes ndërsa në fund të takimit suksesi për ekipin e drejtuar nga Carlos Qieiros erdhi sepse iranianët besuan deri në fund.

Wales u ndëshkua në minutën e 86. Portieri Hennesey doli me të kuq. Autorët e golave për Iranin u treguan të saktë dhe të qetë para portës. Irani shpreson daljen nga grupi.