Holanda diskuton për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Holanda diskuton për çeljen e negociatave me Shqipërinë

23:40 08/10/2019

Blok: Qëndrimi i qeverisë mbetet i pandryshuar

Komisioni për Çështjet Europiane në Parlamentin e Holandës diskutoi mbrëmjen e së martës për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ministri i Jashtëm Stef Blok tha se qëndrimi i qeverisë holandeze është se “Shqipëria nuk është ende gati për hapjen e negociatave”.

Blok nuk e ka shtjelluar përgjigjen e tij, duke lenë te paqartë nëse Holanda do të vendosë veton për Shqipërinë në takimin e ministrave të punëve te jashtme ne 15 Tetor, apo samitin e liderëve europianë në 18 Tetor.

Ministri shmangu një përgjigje te drejtpërdrejtë nëse në këto takime Holanda do të vërë veton ndaj Shqipërisë.

Ai konfirmoi se qëndrimi i qeverisë holandeze mbetet i pandryshuar nga mocioni i miratuar në Qershor të këtij viti ku çelja e negociatave me Shqipërinë konsiderohej e parakohshme.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT