Ministri i Shëndetësisë: Test i shpejtë në stadiume, gati për Euro 2021

Kur kanë mbetur më pak se 100 ditë nga nisja e Kampionatit Europian, qeveria Holandeze ka marrë sinjale pozitive sa i përket mikpritjes së këtij turneu.

Madje, sipas ministrit të Shëndetësisë, Hugo de Jonge, ndeshjet në tokën holandeze mund të luhen me prani tifozësh.

Në një deklaratë të tij, Hugo ka pranuar se qeveria po studion mundësinë e lejimit të tifozëve në impiantet, konkretisht në “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam.

Kushti i vetëm sipas tij është që qytetetarët të kenë një test negativ të Covid-19 ose nëse zotërojnë pasaportë vaksinimi të saj.

Si provë, Federata Holandeze do të lejojë 5,000 tifozë në takimin e së shtunës mes Holandës dhe Letonisë, ndeshje kualifikuese e Kupës së Botës, Katar 2022.

Një eksperiment që do të kërkojë që të pranishmit t’i nënshtrohen një testi të shpejtë para hyrjes në stadiun. Holanda është në mesin e 12 shteteve pritëse të Euro2020, ku do të organizojë tre ndeshje të grupit C, dhe një sfidë të raundit të 1/8-ave.

Pranimi i tifozëve ka rritur shpresat dhe tek drejtuesit e Eredivisie, të cilët besojnë të mirëpresin publik në shkallët e stadiumeve në javët e fundit të kampionatit.

Klan News