Qeveria synon që numri i të infektuarve do të bjerë pasi po përshpejtohet edhe vaksinimi

Pas katër muaj mbyllje Holanda i ka dhënë fund izolimit dhe njerëzit tanimë i janë rikthyer normalitetit. Qytetarët do të mund të lëvizin natën nëpër rrugë, pasi ora policore e zbatuar nga muaji Janar, është hequr plotësisht.

Dyqanet dhe restorantet do të rihapen sërish. Tavolinat do të kufizohen për dy persona, ose më shumë nëse janë nga e njëjta shtëpi. Kafenetë mund të kenë maksimumi 50 persona dhe qytetarët duhet të mbajnë maskë për të shkuar në ambiente të mbyllura për të paguar ose përdorur tualetet.

Sa i përket udhëtimeve qeveria vazhdon të këshillojë kundër të gjitha udhëtimeve të huaja deri më 15 Maj, përveç nëse ka ndonjë arsye pune ose familjare. Nga ajo datë, karantina e detyrueshme pritet të vendoset për të gjithë që mbërrijnë në Hollandë nga një vend i zonës së kuqe ose portokalli.

Njerëzit në Holandë tani do të mund të pranojnë dy vizitorë nëpër shtëpitë e tyre. Qeveria holandeze, në drejtim të kryeministrit Mark Rutte ka vendosur që të lehtësojë kufizimet për koronavirusin, pavarësisht numrit të madh të të infektuarve.

Brenda një jave besohet se në Holandë infektohen 220 persona në 100,000 banorë. Megjithatë, qeveria holandeze pret që numri i të infektuarve të bie ndjeshëm për shkak të rritjes së shkallës së vaksinimit.

Deri më tani, rreth 5 milionë persona kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës për koronavirus, në shtetin me 17 milionë banorë.

Klan News