Ditë me lajme të mira kjo për Shqipërinë. Pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit për Shqipërinë nga BE-ja, së fundmi u raportua se edhe Holanda i ka dhënë dritën jeshile Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Këtë lajm e ka shpërndarë kreu i qeverisë, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale. Ndër të tjera kryeministri ripërsërit mendimin e tij se negociatat do të zhbllokoheshin sapo të mbaronin zgjedhjet.

Lajm tjetër i mirë. Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s’ka kohë për pushim”, shkruan Rama.

Më herët, Komisioni Parlamentar për Çështjet e Jashtme në Holandë vendosi pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së./tvklan.al