Xhaçka takon ministren Singrid Kaag

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi në Bruksel një takim me Ministren holandeze për Tregtinë e Jashtme dhe Bashkëpunimin për Zhvillim, Singrid Kaag.

Xhaçka vlerësoi mbështetjen e qeverisë Hollandës për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, ndërsa theksoi se shpreson që ky qëndrim të mbështetet edhe nga parlamenti holandez.

Besimplotë që në të ardhmen e afërt të punojmë së bashku për të zgjeruar marrëdhëniet midis vendeve tona“, mësohet të jetë shprehur ministrja Xhaçka gjatë këtij takimi.

Ministrja Olta Xhaçka ndodhet në Bruksel si pjesë e delegacionit shqiptar në samitin e NATO-s, delegacion i cili kryesohet  nga kryeministri Rama.

Tv Klan