S’ka skuadër kampione, as rënie nga kategoria

Ajax nuk do të jetë kampione e Holandës. Eredivisie vendosi të konsiderojë të pavlefshëm sezonin futbollistik 2019 – 2020 duke mos shpallur asnje skuadër kampione, rrjedhimisht duke mos zbritur asnjë ekip nga kategoria.

Pak ditë më parë një vendim i tillë ishte lënë të kuptohej nga kryeministri i vendit, ndërsa më në fund erdhi zyrtarizmi nga Federata e Futbollit. Në fakt ishin të gjitha klubet e kategorisë së parë dhe të dytë që votuan për një vendim të tillë

Në momentin e pezullimit të kampionatit Ajax i Amsterdamit ishte me pikë të barabarta me AZ Alkmaar, por kryesonte renditjen për shkak të golavarazhit më të mirë. Ajax do të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm të Champions League, ndërsa AZ Alkmaar do të luajë në paraeliminatore. Feyenoord, PSV dhe Ëillem do të kualifikohen për paraeliminatoret e Europa League.

Më herët autoritetet qeveritare, kishin vendosur që, për shkak të sigurisë shëndetësore, në Holandë të mos luhet futboll deri më 1 Shtator.

Tv Klan