Holanda është finalistja tjetër e Botërorit të femrave. Vajzat e skuadrës së tulipanëve triumfuan me rezultatin 1 – 0 ndaj Suedisë vetëm pas pjesëve shtesë, pasi koha e rregullt u mbyll pa gola.

Sfida u vendos me realizimin nga jashtë zonës të Groenen, që çoi për herë të parë në histori Holandën në finalen Kupës së Botës për femrave  ku do të sfidojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Pjesë e ekipit të Suedisë ishte edhe shqiptarja Kosovare Asllani, e cila la fushën në minutën e fundit pas një dëmtimi të rëndë.

Finalja do të jetë një përballje mes kampiones së Europës dhe asaj të botës në fuqi. Takimi që do të vendosë skuadrën e re kampione do të luhet të dielën në Lion. Botërori i futbollit për femra zhvilloi turneun e parë në 1991, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë më shumë tituj kampion, 3 të tillë.

Tv Klan