Holanda, pengesë për negociatat?

Holanda, pengesë për negociatat?

19:45 04/10/2019

Blok: Duhen hapa të mëtejshëm kundër korrupsionit

Holanda mund të bëhet pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Jashtëm, Stef Blok ka thënë se ndryshe nga Maqedonia e Veriut, vendi ynë nuk është gati për të hedhur këtë hap, pasi duhet të bëjë më shumë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Shqipëria ende duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në trajtimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit. Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë hapa të mëdha përpara. Përparimi në sundimin e ligjit duhet të vazhdojë, kështu që ne shohim hapësirë atje”.

Blok mbështet mocionin e Parlamentit të Holandës, të aprovuar në Qershor të 2019 kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nga një shumicë prej 105 deputetësh në favor dhe 45 kundër. Edhe Kryeministri i Holandës, Mark Rute tha në konferencën për shtyp me Kancelaren Merkel se qeveria e tij ende nuk ka marrë një vendin lidhur me Shqipërinë, për të cilën do të konsultohet me partnerët europianë.

Ndërsa krerët e Bashkimit Europian të enjten u kërkuan shteteve anëtare përmes një letre të përbashkët të mbështesin hapjen e  negociatave me Shqipërinë, e cila sipas tyre ka përmbushur të gjitha kërkesat që iu vunë nga Brukseli Qershorin e kaluar.  

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT