Holanda si shumë shtete në Evropë është duke u përballur me një valë të re të koronavirusit. Qeveria vendase ka vendosur që të marrë disa masa shtrënguese për të frenuar përhapjen e Covid.

BBC shkruan se tani banorët e Holandës do jenë të detyruar që të mbajnë maskë në ambiente të mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Edhe pse po rikthehen kufizimet, sërish Holanda po shmang masat represive.

Qeveria ka vendosur që rikthejë disa kufizime, që mund të zgjasin deri në 3 javë. “Ne po bëjmë më të mirën, por virusi po përhapet”, është shprehur Ministri i Shëndetësisë Hugo de Jong. Autoritetet kanë njoftuar qytetarët se duhet të shmangin udhëtimet e panevojshme tek qytetet më të prekura, Amterdam, Roterdam dhe Hagë.

Po ashtu restorantet dhe baret do të mbyllen në orën 22:00, një lëvizje e njëjtë me vendeve të tjera evropiane si Mbretëriae Bashkuar, Spanja dhe Franca. Qytetarët do të këshillohen të punojnë nhë shtëpia dhe nuk do të lejohen tubimet si dhe tifozët nuk do shkojnë në stadiume./tvklan.al