Holanda kthehet sërish të shkëlqejë duke mundur Gjermaninë me rezultatin 3 – 0 në Ligën e Kombeve. Van Dijk i cili mbajti edhe shiritin e kapitenit realizoi në minutën e 30′. Gjermanët nuk arritën të tregonin vlerat e tyre në Amsterdam, duke gabuar shumë në pasime dhe organizimin e mbrojtjes.

Në pjesën e dytë ishin Depay dhe Ëijnaldum të cilët vulosën fitoren për Holandën. Gjermania me këtë ecuri, vetëm 1 pikë në 2 ndeshje rrezikon të zbresë në divizionin B. Trajneri Joachim Low pranoi pas ndeshjes përgjegjësinë për humbjen.

“Pas golit  të parë humbëm sigurinë. Kur luhet në këtë mënyrë të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë duke nisur nga unë. Po të kishim humbur 1 – 0 rezultati mund të pranohej, por golat e tjerë e bënë gjithçka më të vështirë”.

Në rezultatet e së shtunës bie në sy fitorja e parë e Gjibraltarit në një ndeshje zyrtare. Suksesi 1 – 0 në Armeni ishte historik për përfaqësuesen modeste.

Tv Klan