Holanda është ekipi i katërt që i bashkohet finalistëve të Ligës A pas barazmit 2 – 2 me Gjermaninë të hënën të Gelshenkirshen.

Vendasit realizuan në pjesën e parë dy herë, por miqtë reaguan në minutat e fundit të takimit. Përpjekjet e holandezëve u shpërblyen. Ky rezultat la jashtë garës Francën që e mbylli e dyta.

Në fazën finale të Ligës së Kombeve janë kualifikuar nga Liga A edhe Portugalia, Anglia dhe Zvicra. Këto përfaqësuese do të diskutojnë edhe trofeun e këtij aktiviteti.