Për herë të parë Holanda tronditet nga një sulm terrorist, si pasojë e të cilit mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën disa të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Utrehtit, ku një 37-vjeçar turk i quajtur Gokmen Tanis qëlloi me armë zjarri ndaj qytetarëve në një tramvaj. Forcat e anti-terrorit janë vënë pas një autorit i cili është ende në arrati. Nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë ndihmuar nga një person i dytë.

Autoritetet vendase njoftuan se niveli i alarmit është rritur në maksimum. Shërbimet inteligjente paralajmëruan se mund të ketë sërish sulme të tjera, ndoshta ndaj objekteve të kultit. Për pasojë trenat, e tramvajet janë ndaluar, ndërsa shkollat e disa xhami në Utreht janë mbyllur.

Sulmi ndaj udhëtarëve në tramvaj ndodhi në një ditë ku siguria në Utreht ishte e ulët, për shkak të një greve të policisë.

Tv Klan